Një hap larg të kthyerit në mit, Ancelotti tenton të shkruajë historinë

by admin
Spread the love

Askush si ai. Të jesh njeriu i vetëm në historinë e futbollit që ke fituar 5 titujt kampionë në 5 kampionatet më të rëndësishme të Evropë, Serie A, Premier League, La Liga, Ligue 1 dhe LaLiga, e vendos atë në majën e klasifikimit të trajnerëve. Tashmë mund të kthehet në një legjendë.

Carlo Ancelotti aktualisht ka arritur një numër rekord prezencash në finalen e Champions League, plot 5, 3 herë me Milan dhe 2 herë me Real e Madrid. Me sigurimin e finales së këtij edicioni mund të bëhet tekniku i parë në histori që ngre në qiell për të katërtën herë trofeun më të lavdishëm për klube.

Kush ka bërë më mirë sesa Carleto? Ndoshta Lippi e Del Boske, të cilët kanë fituar Champions League, botëror klubesh, Kupa Bote dhe gjithashtu një Evropian në rastin e spanjollit. Mund të diskutohet se cili ka qenë më fituesi, por në aspektin e vlerës së trofeve, nuk ka dyshime që Carlo Ancelotti qëndron në krye të podiumit.

Nëse do t’ia dalë të mposhtë homologun e tij Jurgen Klopp në finalen e 28 majit në Paris, atëherë me gjasa askush nuk do të arrijë më të kalojë rekordet e 63-vjeçarit italian.

Vetëm pak ditë më parë Ancelotti rrëfeu për Amazon Prime se ka vendosur të tërhiqet pas aventurës në Madrid, por nëse Real do t’i kërkojë të qëndrojë edhe 10 vjet të tjera, do ta bënte me dëshirën më të madhe. / oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. – Facebook

You may also like