Një ditë para balotazhit, “përplasen” Erdogan dhe Kilicdaroglu!

by admin
Spread the love

Orët e fundit të garës presidenciale në Turqi sollën një ashpërsim të retorikave mes dy rivalëve të mëdhenj, Rexhep Tajip Erdoganit që kërkon ta zgjasë qëndrimin e tij në pushtet me 5 vite të tjera dhe rivalit të opozitës, Kemal Kilicdaroglu i cili po tenton të tërheqë votat e nacionalistëve me premtimet të kthejë mbrapsht miliona refugjatë sirianë.

Erdogani e akuzoi kundërshtarin se po përdor gjuhë të urrejtjes dhe se fitorja e tij do të ishte një triumf për terroristët. Presidenti është favorit në garën e ngushtë, por rivali i tij ende beson se mund ta përmbysë rezultatin.

Përgjatë katër orëve këtë javë, Kilicdaroglu iu përgjigj pyetjeve të publikut në një kanal në YouTube të quajtur “BaBaLa TV”. Transmetimi arriti 24 milionë shikime ndërkohë që Turqia ka një popullsi prej 85 milionë banorësh. Kjo konsiderohet një lëvizje e zgjuar nga ana e tij, sepse “BaBaLa TV” ndiqet sidomos nga votues të rinj, që nuk morën pjesë në zgjedhje në raundin e parë. Partitë nacionaliste si Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia e Mirë (IYIP), Partia e Fitores (ZP) dhe Partia e Unitetit të Madh (BBP) morën më shumë se 23% të votave në zgjedhjet parlamentare të 14 majit, gjë që sipas disa ekspertëve i ktheu nacionalistët turq në “fitues te zgjedhjeve duke i dhënë atyre fuqinë për të bërë pazare.

Të hënën, kandidati presidencial i aleancës nacionaliste ATA, Sinan Ogan, i cili u rendit i treti në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 14 majit, njoftoi mbështetjen e tij për Erdoganin, i cili siguroi 49.52% të votave në raundin e parë.


Top Channel

You may also like