Një derbi që vlen shumë për Dinamon: Ka mungesa, por edhe rikthime

by admin
Spread the love

Dinamo po kalon një moment shumë të vështirë në kampionat dhe si pasojë e rezultateve negative të javëve të fundit (1 pikë e fituar në 5 ndeshje) ka zbritur në zonën e ftohtë që të zbret një kategorinë inferiore.

“Blutë” nisën sezonin me pretendime të mëdha, por pas eliminimit nga Kupa, duket se pjesëmarrja në Europë është një utopi dhe tashmë objektivi real i skuadrës së Devollit është mbijetesa, pasi Skënderbeu i vendit të fundit është vetëm 3 pikë më pak.

Java e 22-të e kampionatit rezervon një tjetër sfidë të vështirë për Dinamon, që do të luajë derbin kundër rivalëve të Partizanit, të premten në orën 19:45.

Në dispozicion të Devollit për derbin rikthehen Sidibe dhe Prodani, por kundër Partizanit do të mungojë Sofranac, që është i skualifikuar.

Dinamo synon kthesën e madhe në kampionat, sepse nëse vazhdohet me këto ritme komprometohet qëndrimi në elitë. / Oversport.tv

Foto: Dinamo Facebook

You may also like