MPB njoftoi se të premten ka arrestuar një 20-vjeçar nga Kavadari pasi i njëjti nën kërcënim ka detyruar një të ri tjetër të kryej veprime seksuale.
Nga MPB thonë se ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
“Me datë 13.01.2023 në ora 22:50 në Kavadar, zyrtarë policorë të Policisë së Kavadarit i kanë privuar nga liria R.F.(20) nga Kavadari. Ai dyshon se në dhjetor të vitit 2022 ka detyruar një 18-vjeçar nga Kavadari që të kryejë veprime seksuale, pas çka e ka kërcënuar me një send të mprehtë që të mos e denoncojë rastin në polici. Ai është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.