Një bombë në tubimin e Erdoganit – Shqip

by admin
Spread the love

Në lagjen Nusaybin, në qytetin turk Mardin, u çaktivizua një eksploziv i vendosur nën automjetin e një polici.

Më vonë u konstatua se polici duhej të siguronte tubimin në Siirt, në të cilin qw presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, transmeton Anatolia.

Një eksploziv artisanal është vendosur nën makinën e parkuar të një punonjësi policie në Repartin e Policisë së Ndërhyrjes në Nusajbin të Mardinit.

Pas zbulimit të eksplozivit, në vendngjarje janë dërguar ekspertët e asgjësimit të bombave. Ekipet kanë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar lëndën plasëse.

Ekipet e hetimit skanuan pajisjen dhe morën gjurmët e gishtërinjve për të kërkuar të dyshuarit. Personat që vendosën eksplozivët janë duke u kërkuar aktivisht.

Mësohet se polici, nën makinën e të cilit ishte vendosur eksplozivi, ishte pjesë e ekipit që do të dërgohej si përforcime për të siguruar programin e presidentit Erdogan, i cili u mbajt në Siirt, në juglindje të Turqisë.

U konstatua se punonjësi i policisë është larguar nga vendbanimi i tij, ka shkuar për të marrë kolegun e tij i cili po ashtu ishte me mision jashtë qytetit dhe ka qenë ky koleg që ka vënë re se poshtë mjetit kishte një objekt të dyshimtë.

“Ata donin të sabotonin tubimin e Presidentit Erdogan në Siirt. Ka nga ata që po përpiqen të shkatërrojnë një mjedis paqësor”, tha nënkryetari i AK-së Hamza Dag, shkruan Hurriyet.

“Pajisja ishte në automjetin e një punonjësi policie në Mardin dhe plani ishte që të shpërthente kur ai të vinte në Siirt. Nuk kishte asnjë informacion për këtë deri në përfundimin e tubimit”, ka shtuar ai, duke theksuar se policia nuk ka dashur ta publikojë lajmin më herët për të mos shkaktuar panik. /tesheshi.com/

You may also like