Një anije me “Porshe” dhe “VW” digjet në mes të Atlantikut

by admin
Spread the love



LISBONE, 18 shkurt /ATSH-DPA/ – Sipas Marinës Portugeze, një anije mallrash që transportonte rreth 4 000 makina gjermane që i përkisnin ”Grupit Volkswagen” u përfshi nga zjarri në Oqeanin Atlantik në jug të Azores.

Të 22 anëtarët e ekuipazhit kishin arritur të largoheshin 200 metra larg dhe u shpëtuan që të gjithë , theksoi një zëdhënës i kompanisë së trasportit.

Volksëagen konfirmoi se anija po transportonte makina të reja të grupit Vë. Megjithatë, një zëdhënës konfirmoi se dërgesa përfshinte afërsisht 1 100 automjete Porsche, si dhe disa Bentley dhe shumë makina Audi.

Anija udhëtonte nga Emden në Gjermani drejt Davisville në shtetin amerikan të Rhode Island. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakHetimi për inceneratorët, Subashi dëshmon në SPAK
Artikulli tjetërCelibashi: Kryetarët të marrin masa për votimin e personave me aftësi të kufizuara


You may also like