Një amerikan, në rolin e Profetit Ibrahim në Izrael – Shqip

by admin
Spread the love

Një turist amerikan u arrestua në Jerusalem për vandalizimin e statujave të lashta romake, të cilat ai besonte se ishin “blasfemuese” dhe shkelnin Torën, ligjin e shenjtë hebre që Moisiu u dha izraelitëve.

Sipas një deklarate nga Muzeu i Izraelit, 40-vjeçari u arrestua dje pasi shkatërroi dy prej ekspozitave antike në koleksionin e tij. Më konkretisht, bëhej fjalë për dy statuja të lashta romake që datojnë në shekullin II pas Krishtit, të cilat tashmë janë transferuar në laboratorin e konservimit të muzeut për t’u restauruar nga ekspertët.

“Një statujë është një përshkrim mermeri i perëndeshës Athena, i gjetur në gërmimet në qytetin Beit Shean (historikisht i njohur si Scythopolis) në vitet 1960. Statuja e dytë përshkruan një griffin, një krijesë mitologjike që simbolizonte hyjninë gjatë periudhës së paganizmit romak. Kjo statujë u zbulua në Negev”, tha Eli Escusido, kreu i Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit.

Fotot e publikuara nga autoritetet lokale tregojnë statujat e dëmtuara të shtrira në tokë.

Sipas Times of Israel, një foto e publikuar nga Muzeu tregon shkopin që i dyshuari dyshohet se mbante brenda ndërtesës, i cili besohet se është përdorur gjatë vandalizmit.

Policia e mori në pyetje të arrestuarin dhe raportet fillestare tregojnë se motivi i tij për shkatërrimin e antikiteteve ishte besimi i tij se ato janë blasfemie dhe shkelin Torën.

“Ky është një rast tronditës i shkatërrimit të trashëgimisë kulturore. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për këto lloj veprimesh nga ekstremistët fetarë”, tha kreu i Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit për incidentin.

Në një deklaratë, muzeu e përshkroi sulmin si “serioz” dhe “shqetësues”, duke theksuar megjithatë se programi dhe orët e tij të hapjes nuk do të preken, pasi ky është një incident i izoluar dhe i pazakontë.

Në një tjetër qasje, atë fetare, akti i ngjan atij të misionit abrahamik(të Profetit Ibrahim, babait të monoteizimit), i cili në kohën e tij shkatërronte statujat që trajtoheshin e adhuroheshin si zota. /tesheshi.com/

 

You may also like