Një akuzë e re ndaj Depp, në momentin më të keq: Jennifer Grey e akuzon si xheloz dhe paranojak

by admin
Spread the love

Jennifer Grey ka pranuar se në librin e saj autobiografik do flitet edhe për lidhjen e saj të shkuar me Johnny Depp. Në kujtimet e saj, ylli i “Dirty Dancing” shkroi për marrëdhënien e shkurtër me aktorin, duke e përshkruar Depp si “xheloz të çmendur dhe paranojak” me një “temperament të keq”.

Në “Out of the Corner”, Jennifer Grey ka kujtuar takimin e parë me ish-partnerin në vitin 1989, i nxitur nga agjenti i saj. Dhe sipas saj aktori i propozoi për martesë dy javë nga takimi me të.

“U argëtova shumë kur e takova për herë të parë. Ishte i bukur, shakaxhi, por më vonë marrëdhënia filloi të ndërlikohej. Johnny udhëtonte çdo javë, por edhe ishte përfshirë gjithnjë e më shumë në telashe: zënka në bare, përleshje me policët. Ai kishte filluar të humbiste fluturimet e tij për në shtëpi pasi kishte fjetur shumë ose kthehej në shtëpi sillej si të ishte i çmendur, xheloz dhe paranojak për atë që kisha bërë ndërsa ai ishte larg”, tha më tej Jennifer.

Grey kujton në libër se ajo i dha fund gjërave me Depp pasi ai u largua për një takim dhe nuk e kontaktoi për shumë orë.

Johnny Depp është aktualisht në mes të një gjyqi për shpifje kundër ish-bashkëshortes, Amber Heard./revistawho.com

You may also like