Një 16 vjeçare nga Tetova vdes nga koronavirusi

by admin
Spread the love

Një vajzë 16-vjeçare nga fshati Siriçin e Tetovës, e cila ishte e shtruar në Klinikën Infektive në Shkup, ka humbur betejën me virusin.

Ministria e Shëndetësisë informoi se pacientja me pasqyrë shumë të rëndë klinike me autoambulancë është dërguar nga spitali I Tetovës në  Klinikën Infektive në Shkup.

“Në spitalin e Tetovës ka qëndruar nga 21.10 deri në 23.10 dhe paraprakisht është trajtuar në shtëpi për shkak të ankesave që datojnë 9 ditë nga pranimi fillestar në Spitalin e Tetovës.  Sipas raportit mjekësor, ky  është një rast jashtëzakonisht i rëndë, i varur nga oksigjeni me pneumoni të rëndë Covid”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë ku sqarohet se dje pacientja ka pas një përkeqësim dramatik të parametrave jetikë. 16 vjeçarja nuk ka qenë e vaksinuar.

You may also like