Nisma: Ndalja e pagës për mësimdhënësit politike sadiste

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka reaguar për mosekzekutimin e pagave për muajin shtator për mësimdhënësit.

Në një postim në Facebook, Sherifi ka thënë se Kurtit nuk i mjafton fitorja kundër grevistëve.

Tash në radhë, sipas tij, është ndëshkimi dhe poshtërimi i tyre për shkak që guxuan të ushtrojnë një të drejtë që ua garanton ligji.

“Ndalja e pagës për muajin shtator lirisht mund të karakterizohet si politikë sadiste. Ndryshe nuk mund të shpjegohet ky vendim”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Albin Kurtit nuk i mjafton fitorja kundër grevistëve. Tash në rradhë është ndëshkimi dhe poshtërimi i tyre për shkak që guxuan të ushtrojnë një të drejtë që ua garanton ligji. Krejt kjo, në funksion të nënshtrimit total!

Ndalja e pagës për muajin shtator lirisht mund të karakterizohet si politikë sadiste. Ndryshe nuk mund të shpjegohet ky vendim.

Sipas psiko-sociologut Erich Fromm, thelbi i sadizmit qëndron në vullnetin për të ushtruar kontroll mbi një tjetër qënie të gjallë, një kontroll të plotë, absolut! Për sadistët, ajo që ka rëndësi është që qënia tjetër të katandiset në pronë, në send, në objekt zotërimi!

Historia na mëson që sadizmi politik, me tendenca tiranike, herët apo vonë, do të marrë përgjigjen e merituar, parasëgjithash, nga vetë ata që masivisht e kanë votuar!

You may also like