Niset drejt Pekinit ekipit i dytë olimpik i Kosovës

by admin
Spread the love

Grupi i dytë i ekipit olimpik të Kosovës është nisur sot drejt Pekinit të Kinës, ku edhe do të zhvillohen Lojërat Olimpike Dimërore nga data 4 deri më datën 20 shkurt.

Pjesë e këtij grupi janë presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm Besim Aliti zyrtari ndërlidhës për çështje të Covid 19, Jeton Beqiri, anëtari i Bordit Ekzekutiv, Musa Selimi dhe përgjegjësi për media, Kushtrim Krasniqi.

Në këtë Olimpiadë Dimërore Pekin 2022, Kosova përfaqësohet nga dy skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, të cilët udhëtuan drejt Pekinit të dielën, ndërsa tashmë kanë filluar edhe përgatitjet për garat që i presin.

Albini garon në katër disiplina të skijimit alpin si: sllallom, sllallom i madh, lëshim dhe kombinim alpin, ndërsa Kiana në disiplinën e sllallomit të madh.

You may also like