Nis “përjetimi i traditës së Rugovës” (FOTO)

by admin
Spread the love

Me moton “Përjeto traditën e Rugovës” për të 31-ën herë në Bogë të Rugovës po organizohen Lojërat Tradicionale të Rugovës.

Në këto lojëra do të zhvillohen shtatë disiplina sportive popullore, ku mbi 150 garues nga mbarë trevat shqiptarë do t’i provojnë shkathtësitë e veta.

Edhe audienca është e larmishme ku ka adhurues të lojërave tradicionale që kanë ardhur nga e gjithë Kosova, rajoni si dhe diaspora, njofton Klan Kosova.

Ata do të argëtohen edhe me këngë,valle e ushqime tradicionale.

Eventi u mbështet nga Komuna e Pejës e Ministria e Kulturës.

The post Nis “përjetimi i traditës së Rugovës” (FOTO) appeared first on Klan Kosova.

You may also like