Nis Gjykimi i ri për përgjimin masiv – Shqip

by admin
Spread the love

ANULOHET SEANCA E PARË E PROCEDURËS SË SËRISHME

Është anuluar seanca e parë gjyqësore për përgjimin masiv respektivisht për lëndën “Target-Fortesa” që, sic njofton KlanM, nis nga fillimi pasi Gjykata e Apelit para dy muajve e ktheu në procedurë të sërishme.

Krahas pohimeve të Gjykatës Penale se për shkak të vjetërsimit të lëndës, procesi gjyqësor do të zhvillohet shpejtë, një nga të akuzuarit, Toni Jakimovski, nga paraburgimi shtëpiak në Ohër nuk ishte dërguar në gjykatë.

Ish-Drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, sic percjell KlanM, në gjykatë ishte sjellë nga Burgu i Strugës ku vuan dënimin, kurse ish-Ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska, nga Burgu i Idrizovës.

Procesi gjyqësor, sic njofton KlanM, vazhdon nesër kur duhet të jepen fjalët hyrëse dhe sërish të dëshmojnë informatorët që zbuluan përgjimet, Zvonko Kostovski dhe Gjorgji Lazarevski.

Në fillim të vitit 2025 vjetërsohen veprat e të akuzuarve për përgjimin masiv respektivisht pjesa e lëndës “Target” që do të thotë se në afat prej dy viteve, sic njofton KlanM, do të duhet të sillet aktgjykimi i ri i shkallës së parë dhe i njëjti të bëhet i plotfuqishëm.

Pjesa e dytë e lëndës “Fortesa” që ka të bëjë me shkatërimin e pajisjeve të përgjimit, sic percjll KlanM, nuk kërcënohet nga vjetërsimi.

Për këtë pjesë nuk është I akuzuar Sasho Mijalkovi, I cili fillimisht ishte dënuar me 12 vite burg për shkak të përgjimit.

You may also like