Nikollovski: Nuk mund të paguajmë subvencionet për bujqit shkaku i bllokadës në Kuvend

by admin
Spread the love




Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, sonte në emisionin debativ në TV Shenja tha se bujqit janë ata të cilët më së shumti janë prekur nga bllokadat e ligjeve në Kuvend.

“Një numër i madh i ligjeve, janë në procedurë kuvendore, në komisione, në seanca plenare dhe mendoj se është e papërgjegjshme që të bëhet kjo ndaj qytetarëve. Qytetarët janë të lodhur nga bllokadat, opstrukcionet dhe zënkat në mes partive politike. Nuk kanë faj qytetarët që LSDM-ja dhe VMRO-ja nuk mund të merren vesh për ndonjë ide joracionale. Ne kemi disa kriza. Ministria funksionin me shtab të krizës i cili merret merret ma planin nacional për prodhim të ushqimeve. Ne nuk mund të fillojmë me pagesën e subvencioneve për 20 mijë kultivues të duhanit”, u shpreh mes tjerash Nikollovski. /SHENJA/


You may also like