Nikollaj Sabev: Fluturimet ndërmjet Shkupit dhe Sofjes nuk ndalen

by admin
Spread the love




Ministri i Transportit të Bullgarisë Nikollaj Sabev, në deklaratë për MIA-n për të ardhmen e kompanisë ajrore Shkup-Sofje, thotë se fluturimi në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut do të mbetet edhe pas 15 majit.

Me këtë, siç informon korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Sabev i përgënjeshtron informatat që u përhapën se kompania ajrore “Guliver” i ndërpret fluturimet e rregullta ndërmjet Sofjes dhe Shkupit.

Nikollaj Sabev, gjithashtu komenton se mbesin edhe fluturimet ndërmjet Sofjes dhe Tiranës. Për momentin, operatori i fluturimit është para ndryshimit, komentoi shkurt  ministri bullgar i Transportit, Sabev.


You may also like