Nikica Korubin: Marrëveshja e Ohrit, Prespës dhe Bullgarisë janë themelet mbi të cilat ekziston Maqedonia e Veriut

by admin
Spread the love




Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, analistja politike, Nikica Korubin, duke folur për ndryshimet kushtetuese, tha se kohë më parë, para se të bëhet kërkesë edhe e palës evropiane, vendosjea e bullgarëve në preambulën e kushtetutës, tek ne u pranua me duar të hapura, nuk ishte ndonjë problem as për opozitën e as për pozitën.

“Pas dy viteve, është ngritur në një çështje madhore në shtet. Ky ndryshim ndodhi për shkak se në atë moment nuk ishte obligim dhe ishte e lehtë për tu premtuar por nuk e kanë menduar seriozisht se mund të shndërrohet në obligim formal. Ashtu siç nuk e kanë menduar se do bëhet formalitet tre marrëveshjes, ajo e Ohrit, Prespës dhe me Bullgarinë, të cilat marrëveshje do të thoja unë e garantojnë ekzistimin e shtetit. Të gjitha tre marrëveshje u futën në kornizën negociuese me çka BE në një farë mënyra na rikujtoi se cilat janë themelet mbi bazat e të cilave ekziston Maqedonia e Veriut si shtet sovran e cila pavarësinë e saj e fiton në vitin 1991”, ka deklaruar Korubin.

 


You may also like