Ngjyra e gjelbër dominon vizatimet e fëmijëve (VIDEO)

by admin
Spread the love

Dita Ndërkombëtare e Mjedisit u shënua me aktivitete të ndryshme të dielën.

Dhjetëra fëmijë u mblodhën në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet për të pikturuar idetë e tyre mbi botën e ambientin që i rrethon.

Në aktivitetin që u organizua nga Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovës (KSDW), u bë thirrje që natyra të duhet e mbrohet çdo ditë.

E Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka në plan që muajin qershor tia kushtojë ambientit me aktivitete të vazhdueshme.

U dhuruan edhe qese të materialit qytetarëve që kalonin, në kuadër të projektit të MMPHI që ato plastikës të bëhen me pagesë dhe të përdoren sa më pak.

You may also like