Ngjyra apokalipsi në lindje të SHBA, tymi i Kanadasë risjell urdhrat e izolimit për miliona amerikanë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Autoritetet në SHBA thonin se sot ishte dita me ndotjen më të madhe në historinë e vendit me rreth 70 milionë amerikanë që paralajmërohen për cilësinë e ajrit.

Hiri i zjarreve masive në jug të Kandasë ka kthyer atmosferën në ngjyrë portokalli në New York City duke bërë të ndalojnë shkolla, fluturime, e aeroporte deri tani, në disa qytete.

Ndotja e frikshme raportohet se vjen nga zjarret më të rënda që janë parë ndonjëherë në jug të Kanadasë, kur rreth 400 vatra ishin ndezur shpejt dhe në mënyrë të pashpjegueshme njëra pas tjetrës, sipas raportimeve.

Profesori i Stanford University, Marshall Burke, tha se 7 qershori ishte dita më e rëndë e zjarreve në historinë e SHBA, ku zonat e populluara u goditën nga nivele të paprecedenta ndotjeje nga tymi.

Vala e tymit toksik portokalli mbulonte qytete si New York, Boston, e DC, ndërsa më shumë se 1,000 fluturime janë anulluar në lindje teksa zjarret në Kanada vijojnë të gjymtojnë vendin, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Rreth 75 milionë njerëz në SHBA janë në nivele alarmi për ajrin nga autoritetet, përfshi zona si New York, Pennsylvania, Delaware, Maryland, New Jersey e Virginia.

Origjina e zjarreve ende nuk mund të përcaktohet teksa aktualisht faji i vihet zyrtarëve pyjorë në Kanada për mungesa parapërgatitjeje.


You may also like