Ngjela: Putin po kërkon të bëjë një luftë qesharake, që të kesh forcë kundër Ukrainës duhet të kesh forcë kundër Amerikës

by admin
Spread the love

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar zhvillimet në Lindje të Evropës, ku tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë shtuar. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se presidenti Vladimir Putin po kërkon të bëjë një luftë qesharake. Ai tha, se Putin do të rrëzohet nga pushteti sepse duke i shpallur luftë Ukrainës sipas tij, duhet që të kesh edhe forcë kundër Amerikës.

“Nuk kam parë deri më tani në historinë e kombeve një luftë kaq qesharake sa kjo që po kërkon të bëjë aktualisht cari i Rusisë: Vladimir Putin. I gjithë dështimi i kësaj politike ka dhjetë kontradikta të brendshme, të cilat na çojnë te ideja e rrëzimit politik të Vladimiri Putinit. Kontradikta e parë e këtij qerthulli me kërcënime lufte është kjo: Ore zotëri! kur ti ke forcën e një lufte që vetë po e kërcënon; përse duhen fjalët? E dyta: Ai që ka forcën nuk kërcënon kundërshtarin por i tregon atij vendin. E treta: Që të kesh forcë dominante kundër Ukrainës duhet të kesh forcë kundër Amerikës dhe Gjermanisë. E katërta: Që të shpallësh një luftë kundër Amerikës; duhet të kesh para. Kurse Rusia është në një krizë financiare”, tha ai.

Ndër të tjera, avokati Spartak Ngjela u shpreh se nëse Rusia do ti shpall luftë Ukrainës duhet që të ketë mundësi të përballojë edhe forcën e Amerikës. Ai tha se Putin nuk do të tërhiqet nga ajo që ai e cilësojë si loja e tij.

“Që t’i shpallesh luftë Ukrainës duhet të kesh mundësi të përballosh forcën ushtarake, financiare dhe gjeopolitike të Amerikës. Kjo është pamundësi absolute. Që të jesh një politikan i madh i një vendi të madh, nuk duhet ta arrish madhështinë tënde nga madhësia e vendit që drejton; sepse bëhesh qesharak. Njëlloj si Putini në këta muajt e fundit, që duke dashur të kërcënojë të fortin nga pozitat e të dobtit i ka dhënë mundësi politikës amerikane që, me një intrigë brilante, ta fusë Putinin brenda një sistemi rropatës; duke i dhënë të kuptuar atij se Amerika po trembet. Putini, si çdo diktator, nuk mund të tërhiqet nga loja e tij; sepse nuk mund të pranojë dështimin”, tha ai.

You may also like