Ngjarje interesante në ligën amatore të Anglisë, futbollisti rregullon reflektorët e prishur

by admin
Spread the love

Kjo është një nga ato episodet e pazakonta dhe kjo, në vetvete, shpjegon pse futbolli anglez është kaq i veçantë.

Në pushimin e ndeshjes mes Marine dhe Dunston, për raundin e parë të FA Cup, reflektorët e stadiumit Rossett Park pushuan së funksionuari dhe një lojtar i ekipit vizitor ishte ai që rregulloi problemin.

Futbollisti amator dhe elektricisti profesionist, Phil Turnbull, mesfushori i Dunston, nxitoi në trafon e ndriçimit të lokalit dhe 45 minuta më vonë arriti të zgjidhte problemin, duke lejuar që loja të rifillonte.

Gjesti u bë viral në rrjetet sociale dhe madje edhe Marine (fitoi me penallti pas barazimit me dy gola në 90′) falënderoi Phil Turnbull për vullnetin e tij të mirë.

You may also like