Nga tajlandez në korean me operacion plastik, pse? – Shqip

by admin
Spread the love

Një tregtar droge tajlandeze iu nënshtrua disa operacioneve plastike në fytyrë për t’u dukur si një korean dhe për t’i shpëtuar ligjit, sipas autoriteteve lokale.

Saharat Sawangjaeng i cili përdorte pseudonimin Seong Jimin u arrestua javën e kaluar në Bangkok.

Policia, e cila prej tre muajsh ishte në kërkim të 25-vjeçarit, theksoi se “asgjë nuk ishte e njëjtë në fytyrën e tij”. Ata ishin në gjendje ta gjurmonin duke e parë teksa shpërndante pilula ekstazi te blerësit dhe shitësit e tjerë në Bangkok. Dëshmitarët e kishin përshkruar atë në polici si një “korean të pashëm”.

Në një video të arrestimit të tij, të publikuar nga policia, i akuzuari tha se donte të vendosej në Korenë e Jugut. “Dua të filloj një jetë të re. Më ka mërzitur Tajlanda,” tha ai.

25-vjeçari akuzohet për trafik droge. Ai pranoi se kishte porositur ekstazi në rrjetin e errët, duke përdorur kriptovaluta, tha policia.

Në vitet e mëparshme ai ishte arrestuar të paktën edhe tre herë të tjera. Në njërën ai u akuzua për sulm dhe policia i gjeti 290 pilula ekstazi dhe 2 kilogramë drogë në formë të lëngshme. Megjithatë, ai ka arritur të arratiset dhe ka bërë shumë operacione plastike për t’u shpëtuar organeve të akuzës. /tesheshi.com/

You may also like