Nga Romagnoli te Acerbi, lista e Maldinit për mbrojtjen e Milanit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas dështimit për të transferuar Sven Botman që pritet të firmosë me Neëcastle, Milani është vënë në lëvizje për të përforcuar repartin e mbrojtjes. Në listën e Maldinit dhe Massaras tashmë janë dy emra në krye.

Malick Thiaw dhe Maxime Esteve janë kandidatët kryesorë për të përforcuar prapavijën kuqezi për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, është gjithmonë një listë që po zgjerohet pasi edhe Acerbi është shtuar si objektiv i Milanit, së bashku me Theate që aktivizohet te Bologna.

Nuk përjashtohet nga mediat italiane as mundësia që kuqezinjtë të rinovojnë me kapitenin e tyre Alessio Romagnoli. Ky i fundit nuk ka arritur ende një marrëveshje me Lazion, ndërsa po kërkohet edhe nga Fulham.

Milani për momentin i ka ofruar Romagnolit një pagë 2.8 milionë euro e cila konsiderohet e ulët nga lojtari, por në ditët e ardhshme mund të kemi një rihapje të negociatave në këtë pistë. /oversport.tv

You may also like