Nga rikthimi i Lukakut te zyrtarizimi i Onana dhe Mkhitaryan, Marotta flet hapur

by admin
Spread the love

Rikthimi i Lukakut është çështje ditësh. Interi dhe Chelsea kanë arritur marrëveshjen dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi, ndërsa konfirmime të rëndësishme për merkaton zikaltër ka dhënë numri një i merkatos së Interit Beppe Marotta.

“Lukaku që sot tek Interi? Sot jo, me drejtorin sportiv, Piero Ausilio po punojmë të ndërtojmë një skuadër konkurruese duke respektuar edhe ekuilibrat ekonomike, për të pasur qëndrueshmëri. Pista që të çon te Lukaku është diçka që mund të bëhet, nuk fshihem për këtë gjë. Megjithatë, duhet ende të bëjmë disa vlerësime. Lukaku dhe Dybala janë dy objektivat tanë me të cilat po merrem më shumë, por duhet të vlerësojmë edhe situatën tonë ekonomike”, u shpreh Marotta për Radio Anch’Io Sport.

Më pas ai dha edhe konfirmime për zyrtarizimin e Mkhitaryan dhe Onana. “Mkhitaryan do të zyrtarizohet në ditët e ardhshme, njësoj si Onana. Në duhet të vëmë në dispozicion të Inzaghit një skuadër konkurruese”.

Ndërsa për sa i përket Bremer ai tha: “Bremer nëse largohet Skriniar? Kjo është një merkato që është më e vështirë të zëvendësosh një sulmues në raport me një mbrojtës dhe është ky sektori ku duhet të punojmë më shumë. Me Ausilion po mendojmë për mundësi të ndryshme në rast se largohet një mbrojtës.” /oversport.tv

Foto: inter.it

You may also like