Nga Reja te Trapattoni, teknikët që kanë sfiduar vendin e tyre me kombëtare të tjera

by admin
Spread the love

Në Tiranë do të luhet sot miqësorja Shqipëri-Itali dhe trajneri Edi Reja do të përballet për herë të parë si kundërshtar me vendin e tij të lindjes. Por nuk është hera e parë që një teknik sfidon vendin e tij në krye të një kombëtareje tjetër.

Nën drejtimin e Shqipërisë, Italinë e kanë sfiduar më parë edhe Gianni De Biasi dhe Christian  Panucci. Kundër Italisë kanë luajtur edhe Marco Rossi (Hungari), Alberto Zaccheroni (Japoni) dhe Giovanni Trapattoni (Irlandë).

Francezi Bruno Metsu udhëhoqi Senegalin në fitoren ndaj Francës në Botërorin e vitit 2002. Edhe Henri Mishel ka mposhtur “gjelat” në drejtimin e Marokut.

Argjentinasit Jorge Sampaoli (Kili), José Pekerman (Kolumbi), Gerardo Martino (Meksikë) dhe Ricardo Gareca (Peru) janë përballur me Argjentinën.

Jurgen Klinsmann (SHBA) dhe Lothar Matthaus (Hungari) kanë sfiduar Gjermaninë e tyre. Felipe Scolari ka mposhtur Brazilin në krye të Portugalisë, ndërsa Carlos Queiroz ka ndalur Portugalinë në Botëror me Iranin.

Në miqësoren mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut në vitin 2018, Martin O’Neill drejtonte Irlandën kundër vendit të tij të lindjes. /Oversport.tv

 

You may also like