Nga pesë lojtarët e dënuar, Mourinho fal vetëm Kumbullën – kjo është arsyeja

by admin
Spread the love

Marash Kumbulla nuk po kalon një moment të mirë te Roma nisur dhe nga sjelljet e ashpra të Muorinhos për të ndëshkuar sipas tij ‘’futbollistët fajtorë’’ për disfatën në Norvegji.

Por të gjithë u befasuan ditën e djeshme kur emri i Marash Kumbullës ishte në listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën që Roma do të luajë ndaj Cagliarit mbrëmjen e sotme.

Në Itali kanë analizuar situatën dhe janë dy arsyet që Mourinho ka vendosur të thërrasë Kumbullën dhe jo katër lojtarët e tjetër të dënuar.

E para është se Mourinho nuk kishte asnjë qendër mbrojtës në dispozicion. Smalling është i lënduar, ndërsa Mancini dhe Ibanez u dëmtuan në sfidën ndaj Napolit. Arsyeja e dytë është gjesti që Kumbulla bëri menjëherë pas disfatës turpëruese.

Mbrojtësi i Kombëtares kërkoi falje publike me anë të një postimi në rrjetet sociale duke fituar respektin e tifozëve të Romës, por dhe duke i ndryshuar mendjen Jose Mourinhos.

Kumbulla ka një arsye shumë të fortë tani për tu kthyer edhe më i fortë, duke bërë paraqitje si ato me Kombëtaren.

Kësisoj, lojtarët si Borja Mayoral, Amadou Diawara, Bryan Reynolds dhe Gonzalo Villar vazhdojnë të mbetën në tribuna dhe nuk janë ftuar nga Jose Mourinho për ndeshjen.

You may also like