Nga mësues në politikan: Kush është Blerim Shera, kryetari i ri i bashkisë së Vorës

by admin
Spread the love

Kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera ishte i pari fitues qe u shpall mbremjen e sotme nga zgjedhjet e pjeshsshme lokale. Kryebashkiakau i ri të Vorës u zgjodh me 7530 vota. Ai mundi kandidatin e Partisë Demokratike, Ymer Markun, i cili mori 687 vota dhe kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Lulzim Vranën, i cili mori 2589 vota.

Shera, i cili ka fituar me një diferencë goxha të thellë ndaj kundërshtarëve të tij është mësues me profesion. Mësuesi dhe psikologu është kthyer nga emigracioni në Itali përpara pak vitesh. Para se të hynte në garë, Sheraj mbante statusin e mësuesit të një shkolle 9-vjeçare.

Sipas informacioneve të publikuara në rrjetet sociale Shera është i martuar. Bashkëshortja e tij quhet Brisilda.

Shera u prezantua Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj më 13 shkurt në Vorë.

Sheraj zëvendëson Agim Kajmakun, i shkarkuar nga KQZ-ja për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit. Kajmaku u akuzua për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës.

You may also like