Nga mesnata lirohet dizeli – Shqip

by admin
Spread the love

Nga mesnata, për një denar lirohet dizeli, ndërsa çmimet e derivateve të tjera të naftës mbeten të njejta, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.
Në pajtim me vendimin e ri, dizeli do të shitet me çmim prej 70 denarëve për litër, Eurosuper BS-95 me çmim prej 80 denarëve për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 me çmim prej 82 denarëve për litër. Pmii i vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet 69 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit rritet për 0,022 den/kg dhe tani do të jetë 41,029 den/kg.

Nga KRRE informojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen paraprake shënojnë ulje tek benzinat mesatarisht për 1,284 për qind, tek dizeli mesatarisht për 3,191 për qind dhe tek Vaji ekstra i lehtë mesatarisht për 0,202 për qind.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar sipas të cilit ishin formuar çmimet me përllogaritjen paraprake është më i lartë për 0,386 për qind.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like