Nga Maldini, te Leao e Ibrahimovic: rrëfimi i sinqertë i Stefano Piolit

by admin
Spread the love

Stefano Pioli nuk zmbrapset  as kur pyetet edhe për emra të veçantë, madje të mëdhenj si Paolo Maldini dhe Zlatan Ibrahimovic. Trajneri i Milanit qartëson edhe të ardhmen e sulmuesi Rafael Leao, i shpallur MVP i sezonit në Serie A.

“Maldini? Për të arritur rezultate kaq të mëdha, të gjithë komponentët në klub patën një ndikim të madh. Mund të ketë mendime të ndryshme gjatë sezonit, por ne gjithmonë e përballonim çdo problem me dëshirën për t’u rritur dhe për t’u përmirësuar. Ka edhe më shumë punë për t’u bërë dhe ne do të kemi të njëjtën qasje”.

“Leao? Me sa di unë ai do të qëndrojë në Milani. Sigurisht që shpresoj të ndodhë kështu. Ai ka ende mundësi reale që të përmirësohet edhe më shumë”, shton Pioli në programin “Che Tempo Che Fa” në RAI 3.

“Ibrahimovic? Mezi priste të operohej, pasi vuajti gjithë këto muaj. Zlatan më ndihmoi të rritesha, ai i dha ekipit gjithë atë mentalitet dhe besim. Ai është personi më inteligjent dhe më i pëlqyeshëm që njoh në futboll. Ibra e bëri operacionin sepse donte të vazhdonte të luante. Ai ka ende më shumë për të dhënë”. / oversport.tv

You may also like