Nga Kupa e Botës tek puthja e padëshiruar me Rubiales, Xhenifer Hermoso shpallet futbollistja e vitit nga “The Guardian”

by admin
Spread the love

“The Guardian” zgjodhi Xhenifer Hermoson si futbollisten e vitit për vitin 2023 (fitoi Kupën e Botës me kombëtaren spanjolle). Ajo u kthye në qendër të vëmendjes edhe për shkak të incidentit me Rubialesin.

Gazeta britanike shpjegon se kjo zgjedhje i atribuohet “një lojtareje që ka bërë diçka të jashtëzakonshme, qoftë duke kapërcyer vështirësitë, duke ndihmuar të tjerët, apo duke dhënë një shembull sportiv duke vepruar me ndershmëri të jashtëzakonshme.”

Hermoso vlerësohet për pozicionimin e saj të palëkundur ndaj Rubialesit, si “një fituese më shumë se e denjë për çmimin”.

Në fund, “The Guardian” shkruan: “Me qëndrimin dhe veprimet e saj dhe të bashkëlojtareve, është kthyer në simbol të luftës për drejtësi, barazi dhe një mjedis të sigurt për futbollistet dhe gratë në përgjithësi. Hermoso është bërë një pikë referimi për gratë në Spanjë që luftojnë kundër kulturës seksiste.”

PANORAMASPORT.AL

You may also like