Nga Gjermania në Zvicër, lojtari i Kosovës rikthehet aty nisi karrierën si profesionist

by admin
Spread the love

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Betim Fazliji ka ndryshuar ambient në këtë merkato verore teksa 24-vjeçari ka mbyllur eksperiencën me St.Paulin në Bundesliga 2 dhe është rikthyer aty ku hodhi hapat e parë si futbollist profesionist.

Ishte vetë klubi zvicerian që njoftoi firmën me Fazlijin duke e theksuar se tashmë ai është rikthyer në shtëpi teksa mbrojtësi që përshtatet më së miri edhe në rolin e mesfushorit, ka firmosur deri në vitin 2027.

Në fjalët e tij të para pas rikthimit te St.Gallen, Fazliji u shpreh se është i lumtur për rikthimin në atë që e konsideron si familjen e tij teksa shtoi se mezi po pret që të luaj para tifozëve. Në sezonin e fundit me St.Paulin, Fazliji u aktivizua në 19 ndeshje me gjermanët në kampionat ndërsa regjistroi edhe dy paraqitje në Kupë. /Supersport


Top Channel

You may also like