Nga e mërkura destabilizim i motit, të enjten më freskët

by admin
Spread the love

DPHM paralajmëron destabilizim të motit nga e mërkura, nga fundi i ditës, kur pritet, siç potencon shi i rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtima.

Sipas DPHM-së, të enjten do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar veriore, që do të kushtëzojë temperatura të ulet për disa gradë Celsius, ndërsa nga e premtja temperaturat sërish do të rriten.

Moti nesër do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verior, temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 26 deri në 33 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 31 gradë Celsius.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like