Nga Bibla tek Fjolla Morina, çfarë u tha në monologun e Olti Currit – Shqip

by admin
Spread the love

13:42 | 27 Shkurt 2022

Opinionisti shqiptar, Olti Curri së fundi ishte i ftuar në emisionin “Oxygen”.

Olti në “Oxygen”, ka rrëfyer shumë gjëra nga jeta e tij personale dhe karriera, shkruan lajmi.net.

Olti zgjodhi që hyrjen ta bëjë në këtë emision përmes një monologu duke ironizuar me këngëtaren kosovare, Fjolla Morinën dhe showbizin shqiptar.

Në vargjet e tij, opinionisti u shpreh se Fjolla ishte e para që pa fije zëri u bë këngëtare kështu duke bërë klipe e duke bërë koncerte.

“Në bibël e para thuhet e para ishte fjala, lerë ca thotë bibla, ca themi ne shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, kush ishte e para? E para ishte Fjolla, po po Fjolla, Fjolla Morina. Ishte hera e parë që një njëri pa fijen e zërit u bë këngëtare bënte klipe bënte edhe koncerte”, u shpreh Olti.

Madje, Olti tha se gjatë kohës që lexon revistat e huaja mund të shohësh për këngëtaren seksi, Adriana Limën, ndërsa tek shqiptarët ishte Fjolla e cila zgjon interesim për publikun pas secilit veprim që ajo bën në mënyrën e saj./Shqip/

You may also like