Nga Asllani te momenti delikat i Interit, Inzaghi prezanton sfidën ndaj Barcelonës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Interi i Simone Inzaghit do të përballet ditën e nesërme me Barcelonën në një nga momentet më delikate që zikaltrit po kalojnë vitet e fundit. Mundësia që të provojnë për të kaluar grupet kalon pikërisht nga kjo sfidë dhe në prag të kësaj superndeshjeje, është ndalur në konferencë për shtyp tekniku italian i zikaltërve.

“Lautaro iu nënshtuar testeve mjekësorë të cilat nuk treguan se është i dëmtuar. Ai do të zhvillojë një stërvitje të pjesshme, e më pas do të flas me të për të parë kushtet ku ndodhet. Do të mungojnë Brozovic dhe Lukaku, ndërsa kushtet e Lautaros dhe Gagliardinit do të vlerësohen më vonë.”

MOMENTI DELIKAT- “Fillimisht ne do të analizojmë sfidën ndaj Romës, e më pas do të hyjmë në detaje për Barcelonën. E dimë që është një moment i vështirë kur shikon rezultatet. Megjithatë, të shtunën zhvilluam një ndeshje të mirë, meritonim diçka tjetër, por është një moment që duhet të bëjmë diçka më shumë.”

BARCELONA- “Së bashku me Bayernin dhe Cityn, janë skuadrat që ofrojnë futbollin më të bukur në Europë. E dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje, klasifikimi megjithatë është i hapur. Jemi në një grup të vështirë, por ne jemi Interi dhe do të luajmë me të gjitha forcat tona.”

PORTIERI- “Do të luajë Onana, por ne vlerësojmë në bazë të ndeshjeve. Nuk ka ende asnjë zgjedhje përfundimtare.”

ASLLANI- “Ai bëri një ndeshje të mirë kundër Romës. Ne do të vlerësojmë gjendjen e tij dhe do të bëjmë zgjedhjet tona. Megjithatë, Asllani është i gatshëm për të luajtur edhe sfidën e nesërme.”

ZGJEDHJA PËR DYBALËN- “Po punojmë të gjithë së bashku në të njëjtin drejtim prej një viti e gjysmë. Për Dybalën dhe Lukakun është bërë një zgjedhje e përbashkët, kemi qenë të gjithë bashkë.” /oversport.tv

You may also like