Nga 1 dhjetori fillon tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike

by admin
Spread the love

Komisoni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) miratoi Sistem tarifor për shitjen e energjisë elektrike për konsumatorët, të cilët furnizohen nga furnizues universal, me të cilin konfirmohet se tarifa e lirë ditore fillon më 1 dhjetor të vitit 2023 në periudhë prej orës 13 deri ora 15.
Aktet nënligjore që i miratoi KRRE-ja konfirmojnë edhe afate të reja, sipas të cilave kompanitë energjetike nga viti i ardhshëm do të duhet t’i parashtrojnë kërkesat e tyre më së voni deri 30 shtator, ndërsa vendimet për tarifat e reja do të kumtohen më së voni deri 30 nëntor dhe të njëjtat do të jenë në fuqi nga viti i ardhshëm.
“Nga 1 dhjetori, amvisëritë do të kenë tarifë të ulët për energji elektrike nga ora 13 deri ora 15 dhe nga ora 22 deri ora 7 çdo ditë, si dhe gjatë tërë ditës të dielën”, thuhet në kumtesën e KRRE-së.

MARKETING



You may also like