NFL në ankth për gjendjen e lojtarit

by admin
Spread the love

Momente ankthi e paniku në ndeshjen e NFL (National Football League) mes Bufallo Bills dhe Cincinnati Bengals. Lojtari i Buffalo, Damar Hamlin, është rrëzuar pa ndjenja në mesin e fushës dhe aktualisht ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mesin e çerekut të parë të takimit, kur Hamlin mori një goditje të rëndë pas një përplasje. Ai fillimisht u çua në këmbë, por më pas u rrëzua në tokë, për të mos u ngritur më.

Hamlin mori ndihmën e parë mjekësore për më shumë se 30 minuta në fushën e lojës, ku huri edhe ambulanca. ESPN saktësoi se lojtarit iu krye një masazh kardiak, ndërkohë që lojtarët e të dyja skuadrave rrethuan lojtarin e rrëzuar në tokë.

Shumë prej lojtarëve qëndronin në gjunjë, në lot dhe duke u lutur që kolegu e shoku i tyre të jetonte. Edhe publiku i Cincinnati qëndori në heshtje dhe pas ndeshjes, që u pezullua, ndezi qiri jashtë stadiumit. Hamlin, 24 vjeç, u largua nga stadium duke mbajtur një maskë oksigjeni.

Bashkë me lojtarin iku në spital edhe familja e tij, që ndodhej në stadium gjatë ndeshjes. Ndeshja është cilësuar si “e ndërprerë përkohësisht”, pas një konsulte mes dy trajnerëve dhe gjyqtarëve. Më pas, të gjithë u larguan nga fusha.

NFL, përmes një komunikate sqaroi: “Hamlin mori ndihmën e parë mjekësore menjëherë në fushë nga personeli mjekësor i dy skuadrave dhe stafit mjekësor të ambulancës. Më pas, u transferua në spital, ku është në gjendje kritike”.

You may also like