Neymar pranon luftën me shëndetin mendor, Thiago Silva i ofron mbështetje emocionale

by admin
Spread the love

Thiago Silva i ka ofruar mbështetjen e tij emocionale mikut të tij të ngushtë dhe bashkëlojtarit te Brazili, Neymarit, i cili në fillim të kësaj jave pranoi se nuk e di nëse ka “forcën e mendjes për t’u marrë me futbollin” më gjatë.

Silva ka luajtur së bashku me Neymar për Selecaon për një dekadë dhe gjithashtu kanë luajtur dhe fituar bashkë te Paris Saint-Germain.

Si një qendërmbrojtës me famë botërore, Silva ka thënë se ai mund të lidhet me ndjenjat që Neymar ka shprehur dhe pranoi se ishte e dhimbshme të etiketohesh publikisht si “një djalosh i dobët, i dobët, shumë i dobët, mendërisht” kur flet për luftën e tij.

Pra, mbrojtësi është i vendosur t’i sigurojë mbështetje publike bashkatdhetarit të tij me shpresën për ta ndihmuar atë të rimarrë dashurinë e tij për futbollin.

“Në ekipin kombëtar, kam kaluar disa momente që janë shumë të ngjashme me atë që po kalon Neymar, veçanërisht pas Kupës së Botës 2014”, ka thënë fillimisht Silva.

“Më quanin foshnje, i dobët, shumë i dobët, mendërisht. Këto janë gjëra që ju lëndojnë dhe ju e dini që nuk jeni ashtu siç quheni”.

“Shpresoj se ai nuk do ta humbasë gëzimin e tij, do të vazhdojë të jetë i lumtur ashtu siç është gjithmonë. Ai është një djalosh shumë i veçantë dhe, kur është i lumtur, duke bërë atë që do, ai ia del”.

“Nëse keni nevojë për dikë të fortë që të jetë pranë jush, dijeni që unë do të jem gjithmonë atje. Familja Silva ju do”, përfundoi mbrojtësi brazilian.

Ndryshe, shëndeti mendor është bërë një bisedë kryesore në futboll në vitet e fundit, pasi lojtarët kanë filluar të flasin për betejat e tyre personale, duke ndihmuar në normalizimin e rëndësisë së të kërkuarit ndihmë në vend të mbajtjes së emocioneve brenda.

Neymar është bashkuar me Jack Ëilshere, Tyrone Mings dhe Christian Pulisic duke folur për shëndetin mendor këtë vit. /Telegrafi/

You may also like