Neymar “peng” i pagës faraonike, pronari i PSG nuk e do më në skuadër

by admin
Spread the love

Rinovimi me Kylian Mbappe pritet të sjellë të tjera lëvizje te PSG. Veç shkarkimit të trajnerit Maurizio Pochettino dhe drejtorit sportiv Leonardo, ai që rrezikon është braziliani Neymar.

“Le Parisien” shkruan pronari i PSG, emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, nuk dëshiron që sulmuesit të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës.

Paraqitjet dhe sjellja e Neymar e kanë zhgënjyer Al Thani, por problemi është se janë të pakta klubet që mund të përballojnë pagën e brazilianit.

Në këto kushte duket e vështirë që PSG ta sistemojë diku yllin e vet, që është nën kontratë edhe për tre sezone të tjera. / oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain

You may also like