Neymar nis stërvitjen me topin, por Brazili humbet dy lojtarë të tjerë

by admin
Spread the love

Lajme të mira dhe të këqija për Titen dhe Brazilin në prag të fazës së 1/8. Mjeku i ekipit ka folur për gjendjen e lojtarëve të dëmtuar dhe lajme deri diku pozitive vijnë nga Neymar dhe Alex Sandro. Të dy lojtarët do të startojnë sot stërvitjen me topin për të qenë të gatshëm sa më parë për “Seleçaon”.

Megjithatë, te Brazili kanë më shumë besim për mbrojtësin e Juventusit, Alex Sandro, ndërsa për Neymar duket se do të pritet edhe pak për t’u rikthyer. Ndërkohë që lajmet e këqija vijnë pas sfidës së fundit me Kamerunin ku u dëmtuan Alex Telles dhe Gabriel Jesus, të dy të larguar nga fusha e lojës në pjesën e dytë.

Gabriel Jesus duket se e ka mbyllur aventurën e tij në këtë Kupë Bote pas dëmtimit të pësuar dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Telles, por që ende mbahet një shpresë gjallë. Megjithatë, të dy lojtarët duhet t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme për të zbuluar më pas edhe përfundimisht gradën e dëmtimit. /oversport.tv

Foto: CBF Futebol, Twitter

You may also like