Neymar në Arabi! PSG “fërkon duart”, detajet e marrëveshjes

by admin
Spread the love

Nuk ka kthim në Barcelonë për Neymarin.

Sulmuesi brazilian, i cili ka përfunduar jashtë projektit të PSG-së, do të vijojë karrierën në Arabinë Saudite.

Al Hilal ka gati 80 mln euro për PSG-në dhe një ofertë 2-vjeçare për 31-vjeçarin e kombëtares së Brazilit. Nga e cila do të përfitojë 160 mln euro në total.

Neymar i ka thënë “po” propozimit nga bota arabe.

Shtypi francez shkruan se lojtari do të kryejë gjatë ditës së sotme (e hënë) testet mjekësore. Për të firmosur për pas me Al Hilal.

Aty ku gjen emra si Koulibaly, Ruben Neves apo bashkëpatriotin Malcolm. Oferta e drejtuesve të Al Hilal kënaq edhe PSG-në.

Neymar vijon të jetë futbollisti më i shtrenjtë në histori që prej vitit 2017. Kur kaloi nga Barcelona në kryeqytetin francez për 222 mln euro.

Gjatë gjashtë viteve me PSG-në, sulmuesi latin ka regjistruar 173 ndeshje, 118 gola dhe 77 asistime. Teksa ka fituar 13 trofe në Paris./ supersport


Top Channel

You may also like