Newcastle tregon forcën përballë Tottenham, ndalen kryesuesit e Arsenalit

by admin
Spread the love

Newcastle konfirmon momentin e mirë që po kalon në kampionat dhe surprizon në Londër, duke mposhtur Tottenhamin e Contes 2-1. “Qymyrxhinjtë” marrin fitoren e 4-t në 5 ndeshjet e fundit në kampionat dhe ngjiten në vendin e katërt në renditjen e Premier League.

Miqtë shënojnë dy gola në pjesën e parë me Wilson dhe Almiron, ndërsa goli i Kane në pjesën e dytë vlen vetëm për statistika.

Pas katër fitoreve radhazi në kampionat ndalet Arsenali i Artetës. “Topçinjtë” nuk arrijnë të marrin më shumë se një pikë në transfertë përballë Southempton. Xhaka kalon në avantazh londinezët në pjesën e parë, por goli i tij nuk mjafton, pasi “shenjtorët” barazojnë në pjesën e dytë me Armstrong. Pavarësisht këtij barazimi Arsenali ruan kreun e renditjes.

Fitore të thella për Aston Villa dhe Leicester, që mposhtin me të njëjtin rezultat 4-0 respektivisht Brentford dhe Wolves (“dhelprat” fitojnë në transfertë). Buzëqesh edhe Fulham që fiton në shtëpinë e Leeds 3-2. / Oversport.tv

Foto: Newcastle United FC Twitter

You may also like