New York-u ndalon të armatosurit në Times Square – Shqip

by admin
Spread the love

Personat e armatosur do të ndalohen të ecin në Times Square të Manhatanit duke filluar nga e enjtja, si dhe në shumë vende të tjera publike në shtet dhe qytetin e New York-ut, njoftuan autoritetet të mërkurën.

Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator.

Është kjo përgjigja e New York-ut dhe shteteve të tjera demokratike si Kalifornia ndaj vendimit “skandaloz” të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mazhorancë konservatore, e cila konfirmoi të drejtën kushtetuese për të mbajtur armë në fund të qershorit.

Njoftimi “Times Square: Zonë pa armë” do të postohet duke filluar nga e enjtja në sheshin në zemër të Manhatan-it, i njohur për reklamat gjigante elektronike që ndriçojnë ditë e natë për 50 milionë vizitorët që e vizitojnë çdo vit.

Mbajtja e armëve në xhepa ose çanta shpine gjithashtu do të ndalohet.

Kjo vlen për “baret, bibliotekat, shkollat, institucionet publike dhe spitalet” në rajon, thanë autoritetet.

Në SHBA, krimi në qytetet e mëdha dhe numri i vrasjeve janë në rritje.

Në maj, ndodhën dy vrasje masive – në Buffalo (10 të vrarë) dhe në një shkollë në Teksas (21 të vrarë, nga të cilët 19 ishin fëmijë). /tesheshi.com/

You may also like