Neuer theu këmbën duke bërë ski, Bayerni synon “gardianin” gjysmëfinalist të Botërorit

by admin
Spread the love

Portieri Dominik Livakovic po bën një figurë mjaft të mirë me kombëtaren kroate në Katar, ku ka spikatur sidomos në eliminimin e Brazilit, në çerekfinale të Kupës së Botës, duke shkëlqyer në goditjet e penalltive.

Për 27-vjeçarin e Dinamos së Zagrebit duket se ka ardhur momenti i duhur për të bërë hapin e madh në karrierë.

Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, Livakovic shihet tashmë nga drejtuesit e Bayernit të Mynihut si zëvendësuesi ideal i Manuel Neuer, i cili ka thyer këmbën duke bërë ski dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.

Megjithatë, Bayerni nuk është i vetmi klub në garë për blerjen  Dominik Livakovicit, pasi siç sqarohet nga faqja e transfertave “fibrajes.net”, Sevilla kërkon që portieri kroat të zëvendësojë marokenin Yassine Bounou, një tjetër nga figurat e këtij Botërori, i cili pritet të shitet nga klubi andaluz në janar për një shumë sigurisht të parefuezueshme.

 


Top Channel

You may also like