Nesër mot me vranësira dhe relativisht i qetë

by admin
Spread the love

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me vranësira dhe relativisht i qetë.

Gjithashtu bëhet e ditur se do të ketë rritje të lehta të temperaturave maksimale, përcjell Klankosova.tv.

“Të shtunën mot me vranësira dhe relativisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje, IHMK-ja bën të ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

You may also like