“Nëse nuk të pëlqen merr sërish Piolin”, Sarri shpërthen ndaj Lotitos

by admin
Spread the love

Që marrëdhënia midis Lotitos dhe Sarrit nuk është në momentet më të mirë, është mjaft e dukshme nga vetë fakti se rinovimi i kontratës po zgjat prej muajsh. Fakti që të dyja palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje vlen sa një mijë shpjegime.

Megjithatë, presidenti ka thënë vazhdimisht vetëm fjalë të mira për trajnerin edhe pse sipas Il Messaggero ka pasur një grindje në dhomat e zhveshjes pas sfidës Lazio-Milan. Diçka që tregon çdo marrëdhënie tjetër përveç se të mirë midis numrit një të klubit dhe teknikut italian.

Sarri ka thënë vazhdimisht se Lotito nuk ka hyrë kurrë në çështjet teknike, por me sa duket diçka e tillë bie poshtë. “A e pe Milanin? Nuk është e ndaluar të luash edhe me topa në ajër”, pasi iu referua deklaratave të Sarrit që kërkon i kërkon ekipit të tij të luajë vetëm me topa të sheshtë.

Përgjigja e Sarrit sakaq ishte e ashpër. “Ky është futbolli ime, nëse nuk të pëlqen, merr sërish Piolin”, i tha tekniku italian. Një debat ky që ka thelluar edhe më shumë krisjen mes palëve. /oversport.tv

You may also like