Nëse ndërkombëtarët nuk sanksionojnë Serbinë, i shohim të pamundura negociatat – Shqip

by admin
Spread the love

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, nga Tirana ka deklaruar se vijimësia e dialogut me Serbinë është e vështirë nëse shteti serb nuk sanksionohet nga ndërkombëtarët.

Duke folur për gazetarët pas ministerialit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, tha se Kosova e ka të vështirë të ulet në tryezën e dialogut me një shtet që nga ana tjetër stërvit grupe paramilitare që kryejnë sulme në Kosovë.

Ministrja Gërvalla theksoi gjithashtu prioritetin e institucioneve të Kosovës për të forcuar sigurinë në vend.

“Është shumë e rëndësishme që të kuptohet mesazhi që na ka dërguar Serbia dhe bashkësisë ndërkombëtare dhe të merren masat e nevojshme.

Serbia sillet si një mini Rusi e cila çdo shtet fqinj të saj e trajton në atë mënyrën që mendon se ata kanë të drejtë, që ata duhet t’u kthehen shteti serb.

Prioritet kryesor i institucioneve të Republikës së Kosovës është siguria. Duhet të sigurohemi që armatimi që kemi gjetur është shumica  e armatimit. Kemi gjetur armë nëpër vetura, ndërtesa, nëpër shtëpitë e terroristëve që kanë kryer sulmin.

Nëse bashkësia ndërkombëtare e lë Serbinë të kalojë pa pasoja, atëherë e shohim të pamundur vëzhdimësinë e negociatave.

Duhet të ketë prioritet siguria, procesi i dialogut nuk duhet të jetë sa për të bërë foto, por duhet të jetë i dizajnuar në atë formë që të prodhojë sukses. Me një partner dialogu në tavolinë, në të njëjtën kohë trajnon terroristë që të sulmojnë Republikën tonë, është shumë e vështirë për ne që të ulemi.

Është e qartë që pa sanksionuar Serbinsë, ajo nuk ka për ta mësuar. Qytetarët e Serbisë do kenë të vështirë të ngrenë zërin për të disiplinuar qeverinë e tyre për kërkesa”, u shpreh ministrja e Jashtme e Kosovës.

/tvklan.al

You may also like