​“Nëse mendoni se jam problemi, tregoni testikuj dhe flisni me Lotiton”, Sarri shpërthen ndaj lojtarëve të tij

by admin
Spread the love

Sipas “Il Corriere dello Sport”, Maurizio Sarri ishte tejet i nevrikosur me lojtarët e Lazios pas humbjes 3:1 kundër Atalantas deri në pikën që ju tha “nëse mendoni se unë jam problemi, tregoni testikuj dhe flisni me Lotiton”.

Lazio momentalisht nuk zë asnjë vend që siguron garat evropiane në tabelën e Serie A, duke u renditur në vendin e nëntë me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lazio gjendet pesë pikë larg vendit të katërt, Atalantas, nga e cila u mposht të dielën me shifrat 3:1.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, Sarri nuk është i kënaqur me sjelljen e disa lojtarëve, dhe trajneri italian nuk e fshehu zemërimin e tij të hënën, një ditë pas humbjes në Bergamo.

Spekulohet se Sarri ishte tejet i nevrikosur sa që iu tha lojtarëve të tij:

“Nëse mendoni se unë jam problemi, tregoni testikuj dhe flisni me Lotiton”.

Sarri ka kontratë me Lazion deri në qershor të vitit 2025 dhe pavarësisht presionit që po rritet vazhdimisht mbi trajnerin italian, Lotito ka konfirmuar se ai nuk do ta shkarkojë atë në mes të sezonit.

Lazio ka fituar 10 ndeshje të Serie A nga 22 sosh të zhvilluara këtë sezon, duke regjistruar katër barazime dhe tetë humbje të tjera.

Pavarësisht baticave dhe zbaticave në Serie A, Lazio ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe në raundin e 1/16-ës së Ligës së Kampionëve. 

You may also like