nëpunësve u ndalohet iPhone dhe iPad – Shqip

by admin
Spread the love

Qeveria ruse jua ka ndaluar nëunësve të përdorin iPhone dhe iPad, duke i lejuar ato vetëm për përdorim personal, siç raporton agjencia e lajmeve Interfax.

“Ekziston një ndalim për përdorimin e pajisjeve (Apple) – telefonave inteligjentë dhe tabletëve – për të hyrë në aplikacione dhe e-mail të punës,” tha Ministri i Zhvillimit Dixhital, Komunikimeve dhe Mediave Maksut Sadaev. “Lejohet përdorimi i iPhone për nevoja personale”, sqaroi ai.

Lëvizja vjen dy muaj pasi Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) pretendoi se disa mijëra pajisje Apple u komprometuan në një sulm kibernetik që i atribuohet SHBA-së.

Apple i mohoi pretendimet. Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA (NSA), e cila – sipas FSB – ka punuar me Apple, nuk pranoi të komentojë. /tesheshi.com/

You may also like