Nëpërmjet një postimi të fundit, Beniada Nishani lë të dyshohet për një lidhje të re dashurie? – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, është kthyer në një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar.

Kjo pasi mori vëmendje të madhe gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për shkak të energjisë dhe pozitivitetit që ka përcjell.

Ajo është deklaruar disa herë beqare, ndërkohë që me një postim të fundit ka lënë të dyshohet për një lidhje të re dashurie.

Foto: Screenshot/Instagram

Biondja ka postuar një video në InstaStory ku shfaqet elegante me një fustan rozë pranë një mashkulli, të cilit nuk ia ka zbuluar fytyrën.E njëjta shfaqet duke e përkëdhelur dhe kjo ka bërë që të komentohet për një romancë dashurie.

Foto: Screenshot/Instagram

Sido që të jetë, pritet të shihet në vijim nëse ka ndonjë të re nga Nishani apo thjesht ishte një shaka.

Pas përfundimit të BBV, Beniada është zhvendosur nga Italia për të jetuar përfundimisht në Shqipëri. 

Foto: Screenshot/Instagram

You may also like