Nëntë muaj pritje për një koronarografi në QKUK (VIDEO)

by admin
Spread the love

Lista e pritjes për ta bërë koronarografinë në QKUK është deri në nëntë muaj.

Tek tani, Klinika e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive është duke i ftuar pacientët të cilët rezervuan terminin në majin e 2021, për ta bërë këtë ekzaminim.

Ndërkaq qytetarët që pritën kaq gjatë për shkak të pamundësive financiare për të shkuar në privat, shprehën të dëshpëruar.

Mirëpo, të gjithë ata që kanë nevojë  për ta kryer këtë intervenim që është diagnostikues, zor se do të marrin ndonjë datë si termin për këtë vit.

Për kardiologun invaziv Florim Cuculin që jeton dhe vepron në Zvicër, lista e gjatë e  pritjes është shqetësuese.

I njëjti shton se pacientët mund të presin me javë por jo edhe me muaj, ndërkaq thekson se ndokush edhe mund të pësoj me vdekje kur ka listë kaq të gjatë prej shumë muajsh.

E lidhur me këtë, Ministria e Shëndetësisë nuk ktheu përgjigje në pyetjet e dërguara nga Klan Kosova se a do të bëhet një zgjidhje për ta minimizuar listën e pritjes.

 

 

 

You may also like