Nënshkrimi i marrëveshjeve me komunat për diasporën, ministri Çupi: Përfundimisht, lajm i mrekullueshëm për diasporën!

by admin
Spread the love




Ministri Xhemail Çupi i angazhuar për diasporën ka thënë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e diasporës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe 23 komunave.

Në këtë rast, autorizohem unë, si ministër i angazhuar për diasporë në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për nënshkrimin e marrëveshjeve për këtë lloj bashkëpunimi.

Këto zyra komunale, biro ose pika, do të kenë rol ndërmjetsues ku qytetarëve nga diaspora do t’u mundësohet qasje më e lehtë në informatat e nevojshme dhe do tu jepet udhëzime shtesë bazuar në të drejtat dhe obligimet e tyre në procedurat përkatëse para organeve kompentente gjatë qëndrimit të tyre në vendin amë”, ka shkruar ministri Çupi.

 


You may also like